RTSH 24 Live

Ekonomi

New Scientist: Zbulohet depozitë hidrogjeni në Bulqizë, përdoret si lëndë djegëse e pastër

10/02/2024

New Scientist: Zbulohet depozitë hidrogjeni në Bulqizë, përdoret si lëndë djegëse e pastër

Në një minierë të Bulqizës është zbuluar një depozitë e madhe e gazit natyror të hidrogjenit, që mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër.

Ka qenë revista shkencore “New Scientist” që ka konfirmuar zbulimin, ku shkruan se në minierën ku u gjet hidrogjeni mund të gjenden depozita nëntokësore të këtij karburanti të pastër.  

Sipas studiuesve rrjedhja e hidrogjenit nga shkëmbinjtë e minierës mund të vijë nga një rezervuar më i thellë i këtij gazi të akumuluar në thellësitë e saj. Sipas vlerësimeve paraprake, studiuesit mendojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50,000 ton hidrogjen.

"Është një nga vëllimet më të mëdha të hidrogjenit natyror që është matur ndonjëherë. Ne duhet të shikojmë më thellë," thotë Eric Gaucher , një gjeo-kimist i pavarur i fokusuar në hidrogjenin natyror.

Studiuesit zbuluan se gazi që rridhte nga miniera kishte në përbërjen e saj 80 % hidrogjen, dhe një sasi të vogël përzierje metani dhe azoti.

Kompanitë në të gjithë botën po kërkojnë për depozita të hidrogjenit natyror botën si një burim karburanti të pastër, por zbulimet nuk kanë rezultuar premtuese. Zbulimi i hidrogjenit në Bulqizë është një hap pozitiv drejt përdorimit të tij në të ardhmen.

/rtsh.al/