RTSH 24 Live

Kulturë

Netët e Klipit Shqiptar; zbulohen surprizat nga prezantuesi tek artistët e natës gala

11/05/2024

Netët e Klipit Shqiptar; zbulohen surprizat nga prezantuesi tek artistët e natës gala

Edicioni i 21-i i 'Netët e klipit Shqiptar' po vjen drejt finales së madhe. Pas transmetimeve ditore në ekranin e RTSH tani është koha të zbulojmë videoklipet fituese të vitit. Me një spektakel plot muzikë, emocione e triumfus, 'Netët e Klipit Shqiptar' do të transmetohet drejtpërdrëjt nga Kalaja e Ulqinit mbrëmjen e 13 Majit, ora 20:45.

Festivali që kurorëzon produksionet video më të mira të vitit do të transmetohet në ekranet publike të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. 
Pak para finales së madhe Festivali ka zbuluar prezantuesin e edicionit, gazetarin e moderatorin e njohur të ekranit tonë Ermal Peçi. Pas prezantimit të finales së madhe botërore 'The Miss Globe', Deliart Associaton i ka besuar sërish mbrëmjen e madhe të 'Netet e Klipit Shqiptar'.

Po kush do të fitoj këtë vit? Në faqen zyrtare të Festivalit vazhdojnë votimet e shumta online ndërsa pjese e spektaklit do të jene emrat e dashur të muzikës si Ronela Hajati, Eli Fara, Eneda Tarifa, Vëllezërit Korcar, Ervin Gonxhi, Gena, Devis Xherahu, Semi Jaupaj, Emra Brah, Lori Kaçka, Era Rusi, Ingrid Gjoni, Adelina Tahiri, Mentor Haziri, David Dreshaj, Blero, Argjend Gjigja, Bletapertace, Stine, Lore, Alida, Gresa Gjoceri,  Coco Antonel, Petro Xhori, Rei Bezhani, Teutë Halili.

Na mbetet vetëm të presim spektaklin e madh dhe të shijojmë edicionin e rradhës të Festivalit 'Netët e Klipit Shqiptar'.