Drejtoresha artistike Elhaida Dani në një komunikim me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram u kërkon ide dhe opinione, për të bërë pjesëmarrës edhe publikun shqiptar.
Në një komunikim me ndjekësit, Elhaida u kërkoi ide për moderatorët, të ftuarit VIP dhe artistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.
Ishin të shumta përgjigjet e publikut ku munguan pa u përmendur emra të njohur të ekranit në Shqipëri si Flor Mumajezi, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, Romeon dhe Donald Veshajn me partneret e Bieta Sulo dhe Alban Dudushi por edhe shqiptar me famë botërore si Dua Lipa, Rita Or, AVA Max etj.
/rtsh.al/