RTSH 24 Live

Ekonomi

Në fushën e Maliqit nis vjelja e qepës, e cila kultivohet masivisht nga fermerët e zonës

18/09/2023

Në fushën e Maliqit nis vjelja e qepës, e cila kultivohet masivisht nga fermerët e zonës

Në fushën e Maliqit ka nisur vjelja e qepës, e cila kultivohet masivisht nga fermerët e kësaj zone. Në pamundësi për të pasur punëtorët e nevojshëm ata gjejnë zgjidhje alternative sikurse fermeri Festim Kupe, i cili është duke vjelë qepën.

Sipërfaqja e mbjellë me këtë bimë shkon në 16 dynym. Sa i takon prodhimit, ai thotë se ky vit është i kënaqshëm pasi ka prodhim cilësor, ndërsa nuk mungojnë as kërkesat në treg

Veç qepës fermeri thotë se kultivon edhe misër e patate. Rendimenti i misrit nuk është tepër i kënaqshëm thotë Kupe, kjo për shkak të dëmimeve që pësoi kjo kulturë nga kushtet klimatike

Në fushën e Maliqit gjatë vitit të kaluar u mboll një sipërfaqe prej rreth 750HA me qepë, ndërsa zonat më potenciale për prodhimin e saj janë fshatrat e Njësive Pojan dhe Pirg.

/rtsh/