Ministrja e Shtetit për Rinisë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka bërë me dije ndryshimet në Ligjin për Rininë, të cilat sipas saj do i hapin rrugë krijimit të programeve të reja në funksion të mbështetjes dhe fuqizimit të të rinjve, duke i bërë ata aktorë të drejtpërdrejtë të ndryshimeve në komunitetet ku jetojnë.
Mbështetja e pjesëmarrjes së të rinjve në kompeticione ndërkombëtare; dhënien e shpërblimeve për ta; punësimi i të rinjve; dhe vendosja e tyre në bashkëdrejtim të këshillave vendorë rinorë janë disa prej ndryshimeve të vendosura në mbledhjen e sotme (16 janar) të Këshillit të Ministrave.
Këto ndryshime përfshijnë krijimin e 3 programeve të reja, sikurse janë programin e talenteve; programi i nismave komunitare; dhe programi kombëtar i praktikave të punës.
“Propozuam disa ndryshime për Ligjin e Rinisë që do shërbejnë për të zgjeruar mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve anembanë vendit.
Ky projektligj do I hapë rrugën krijimit të dy programeve të reja që do mbështesin të rinjtë dhe për t’u bërë aktorë të drejtpërdrejtë të ndryshimeve në komunitetet ku ata jetojnë. Programi i talenteve rinore që do arrijë të mbështesë të rinjtë në fusha të ndryshme, duke mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve në kompeticione ndërkombëtare dhe dhënien e shpërblimeve për ta.
Tashmë çdo i ri i talentuar s’do e ketë pengesa për pjesëmarrje në kompeticione ndërkombëtare. Me anë të investimit dhe shpenzimeve të mbuluara nga agjencia kombëtare e rinisë çdo i ri do mund të marrë pjesë në kompeticione.
Një tjetër program i rëndësishëm është programi i nismave komunitare, do i lejojë mundësinë të rinjve të krijojnë projektet e tyre që kanë fokus ndryshimin e qyteteve dhe fshatrave ku ata jetojnë. Idetë e tyre i kthejnë në projekte konkrete dhe t’i paraqesin në Agjencinë Kombëtare të Rinisë.
Tjetra është një program që zbatohet prej 9 vitesh, programi kombëtar i praktikave të punës. Kanë lindur disa nevoja për ta riformatuar këtë program.
Po propozojmë tre ndryshime për programin kombëtar të praktikave të punës që do u ofrojë më shumë mundësi të rinjve: trajnim I mirëfilltë ku do përfshihen të gjitha aftësitë e nevojshme për t’u bërë pjesë e administratës publike; kompensohet pjesa e ushqimit që do konsumojnë gjatë p[jesës së praktikës; të rinjtë që do vlerësohen me pikë maksimale gjatë praktikës së tyre, do bëhen pjesë e administratës publike për 1 vit si pjesë e këtij programi.
I hapet rrugë fuqizimit të rinjve në vendimmarrje me anë të këtyre ndryshimeve, të rinjtë të jenë në bashkëdrejtim të Këshillave Vendorë rinorë.
Në 61 bashki të vendit, të rinjtë do bashkëdrejtojnë me Kryebashkikatë. Unë do kem mundësinë që në Këshillin Kombëtar rinor do e bashkëdrejtoj atë me një të ri që do zgjidhet nga vetë të rinjtë”, deklaroi Muzhaqi.
/rtsh.al/