Diabeti nuk është më problem vetëm i moshave të mëdha. Mjeku endokrinolog Ermir Nelaj shpjegon se kjo sëmundje po haset gjithmonë e më shpesh në moshat e vogla.
“Ndjehet një rritje edhe tek mosha e vogla 0-5 vjeçare pasi edhe Diabeti i tipit I-rë është sumundje në rritje”, tha mjeku.
Trashëgimia është një predispozitë e fortë për shfaqjen e diabetit tek fëmijët, por jo në të gjitha rastet.
Po cilët janë faktorët e tjerë?
“Të dyja lloje e diabetit kanë një rritje të prekshme edhe në mosha fëmijërore. Bazohet kryesisht nga çrregullimet imunitare, inaktiviteti fizik dhe kequshqyerja që rezulton në mbipeshë", tha mjeku.
Tashmë diabeti tek moshat e vogla, është kthyer në shqetësim serioz për prindërit, si mund ta parandalojmë apo të kujdesemi në këto raste?
“Ajo që mund të quajmë parandalim bëhet vetëm tek identifikimi i personave të rrezikuar, që janë persona të afërm apo familjarë, gjithsesi vlejnë këshillat për një ushqyerje korrekte dhe një aktivitet të mirë fizik të fëmijës. Pra fëmijët duhet të jenë aktiv, të ushqehen mirë, të vaksinohem me qëllim që të jenë të mbrojtur nga diabeti”, këshillon mjeku.
Këshillat e mjekut duhen respektuar në mënyrë që fëmijët tanë të jenë sa më të shëndetshëm
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/