RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Ndarja e rrugëve të integrimit për Maqedoninë e Veriut/ Qeveria akuzon opozitën LSDM se ka përgjegjësi

29/09/2024

Ndarja e rrugëve të integrimit për Maqedoninë e Veriut/ Qeveria akuzon opozitën LSDM se ka përgjegjësi

Rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së duket se do të shkëputet duke përparuar drejt pranimit në familjen e evropiane të ndara.

Këtë e ka barë të ditur Euractiv, e cila citon një vendim unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të marrë të mërkurën (25 shtator).

Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup.

Sikurse raportojnë mediat vendase, VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka akuzuar partinë opozitare LSDM si fajtore që BE e ndau Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria.

Ata thonë se vendi po ecën përpara dhe se LSDM nuk do të gëzojë gjatë.

“LSDM-ja e ka fajin për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, e zhytën vendin në krim për 7 vjet. LSDM gëzohet që Maqedonia ka ngecur. LSDM-ja punoi shumë që fillimisht të futej në të njëjtin kosh me Shqipërinë, e më pas të na kalojë Shqipëria. LSDM me vetëdije po punon që Maqedonia të mbetet e mbërthyer, duke filluar nga marrëveshjet e nënshkruara nga Zaev, duke përfunduar me krimin dhe korrupsionin që mbretëroi 7 vite me LSDM. Besimi 2% në drejtësi, shëndetësia dhe arsimi i shkatërruar, LSDM shkatërroi sistematikisht shtetin. Gëzimi i LSDM-së nuk do të zgjasë, Maqedonia po ecën përpara, me VMRO-DPMNE-në do të ketë transformim ekonomik, sundim të ligjit dhe prosperitet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Një ditë më parë ka reaguar opozita e cila akuzon pushtetin për politikat që ajo thotë se shkaktuan ngecje dhe për mungesë vullneti për ta çuar vendin drejt familjes evropiane.

 

/rtsh.al/