Në kuadër të Ditës së Veteranit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se sot më shumë se kurrë duhet uniteti, e të jenë krah njëri tjetrit që të mos realizohet platforma e Çubrilloviçit, siç tha ai, për t’i lënë shqiptarët pa miq.
“Ne lirinë e fituam dhe e lamë me gjak, por bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Ndjej keqardhje kur dëgjoj zëra se gjuha shqipe nuk qenka zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por ajo gjuhë zyrtare është shtylla e Marrëveshjes së Ohrit që e kemi larë me gjak bashkë me bijtë e vëllezërve tanë nga Kosova.
Neve na duhet akoma veprim e mendim i përbashkët e jo i ndarë, sepse çështja ka qenë një dhe UÇK-në e kemi ngritur bashkë”, tha Ahmeti.
Kreu i BDI-së tha se pikat që lidhin nga Struga deri në Mitrovicë është anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.
/rtsh.al/