Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO) ka ndërprerë kontratën me kompaninë energjetike boshnjake "Energoinvest" për ndërtimin e një interkonjeksioni elektrik 400 kV nga Manastiri në kufirin me Shqipërinë.
Ndërprerja e kontratës është bërë për shkak të mospërmbushjes se detyrimeve nga kontraktori, si dhe nga kërkesat për pagesa shtesë.
Kontrata me Energoinvest ishte rënë dakord më 7 shkurt 2020 dhe përfshinte një afat ndërtimi prej 30 muajsh.
“Afati ka skaduar më 30 maj 2023”, thuhet në komunikatën e MEPSO-së.
Sipas qeverisë së Maqedonisë së Veriut, tashmë janë duke u zhvilluar përgatitjet për rifillimin e projektit.
“Do të inicohet një procedurë e re tenderimi në përputhje me udhëzimet e BERZH-it për zgjedhjen e një kontraktori të ri që do të rifillojë ndërtimin. Realizimi i suksesshëm i kësaj ndërlidhjeje mbetet prioritet për Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut, sepse do të forconte stabilitetin dhe integrimin energjetik rajonal, me përfitime të konsiderueshme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe rajonin në tërësi.”
Linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i shton kapacitetet shqiptare transmetuese me 1.500 megavat-orë.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/