RTSH 24 Live

Ekonomi

NOA sh.a bëhet pjesë e grupit NCH Capital, ABI Bank dhe Tranzit sh.p.k.

17 orë para

NOA sh.a bëhet pjesë e grupit NCH Capital, ABI Bank dhe Tranzit sh.p.k.

Institucioni financiar NOA sh.a. është bërë pjesë e grupit NCH Capital, ABI Bank dhe Tranzit sh.p.k.

Ky hap përfaqëson një moment historik për kompaninë, duke sjellë burime dhe ekspertizë të shtuar për të fuqizuar më tej impaktin e saj në ekonominë lokale.

Përvoja dhe mendësia shumëvjeçare amerikane është një shtysë e madhe për të promovuar një kulturë të re menaxhimi dhe për të ofruar shërbime me cilësi të lartë sipas standarteve ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e bizneseve, fermerëve dhe individëve,” deklaroi znj. Herjola Spahiu, CEO e NOA sh.a.

Z. Seljan Kodra, CEO i Tranzit sh.p.k., theksoi: “Jemi krenarë që NOA, një institucion i rëndësishëm dhe me një fokus të veçantë në mbështetjen e biznesit shqiptar, fermerëve dhe familjeve, i bashkohet grupit tonë, duke sjellë zgjerimin e mëtejshëm të shërbimeve tona tek segmenti më dinamik dhe jetik i ekonomisë shqiptare, sipërmarrësit e vegjël."

/rtsh.al/