Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi është ndarë sot nga jeta si pasojë e COVID-19.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti se “COVID-19 na mori sot një tjetër emër të madh të artit shqiptar: Lumturi Blloshmin, ndër të paktat artiste pamore të brezit të saj, që sfiduan kohën, sistemet politike, ndryshimet e mëdha”.
“Kur vizitova “Arkivin e hapur” në Galerinë Kombëtare të Arteve u ndala përpara bustit të saj. Një portret i skalitur ashtu si ishte arti dhe qëndrimi i saj estetik. Lamtumirë e shtrenjta Lume! Ti që na fole me veprën tënde më shumë se mijëra fjalë”, u shpreh ministrja.
Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë (Egjypt).
Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në GKA. Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hag, New York etj. Gjithashtu, Blloshmi ka fituar konkursin ndërkombëtar “Onufri ’94”. Vitet e fundit Lumturi Blloshmi u prezantua me ekspozita në disa galeri private në Tiranë, Durrës dhe Korçë.