RTSH 24 Live

Aktualitet

Gazetarja Përgjegji: Martini dhe Mario nuk ishin problematikë! Ata janë përqafuar pas zënkës!

19/11/2024

Gazetarja Përgjegji: Martini dhe Mario nuk ishin problematikë! Ata janë përqafuar pas zënkës!

Ngjarja tragjike pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë, ku një ditë më parë një 14 vjeçar u vra me thikë nga një shoku i tij, u trajtua gjerësisht në 3D të Alban Dudushit ditën e martë në RTSH 1 HD.

Gazetarja Lusi Përgjegji solli më shumë hollësi rreth ngjarjes. Sipas saj në ngjarje ishin përfshirë 7 të mitur. Por protagonistë ngjarjes kanë qenë Martin Cani që fatkeqsisht humbi jetën dhe Mario Pelshaj, autor i ngjarjes.

Konflikti mes tyre ka nisur që të premten pas një sharjeje mes tyre dhe që është mbartur në rrjetet sociale. Por ky konflikt për të cilin ka dijeni oficerja e sigurisë nuk është raportuar.

Të hënën djemtë janë përplasur në ambientet e shkollës, por vetëm me fjalë me njëri tjetrin. Mes tyre ka ndërhyrë oficerja e sigurisë në shkollë, por dy fëmijët e kanë fshehur konfliktin mes tyre, madje janë përqafuar me njëri tjetrin duke demonstruar para stafit se nuk kanë probleme mes tyre.

Por sapo ka përfunduar mësimi të dy djemtë, pasi janë larguar nga ambientet e shkollës dhe kanë njoftuar miqtë e tyre nga shkolla të tjera. Situata mes të rinjve është rënduar më tej. Disa prej tyre kanë ndërhyrë për ti ndarë, por fatkesisht Martini është goditur me thikë.