Mira Meksi është shkrimtarja e vitit me romanin “Parisi vret”. Juria e Panairit të Librit e vlerësoi shkrimtaren me romanin më të mirë. Në Panairin e Librit ka qenë i pranishëm dhe shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare për të nënshkruar librat e tij tek lexuesit e shumtë në këtë panair të interesuar për veprat e tij.
Ndërkohë, Çmimi Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 iu dha Ana Kovës, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass. Çmimin për veprën më të mirë studimore për vitin 2023 e mori Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur”.
Ndërkohë, Çmimi për librin më të mirë për fëmijë të vitit 2023 iu dha Rudina Çupit, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”.
Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge iu dha Diana Çulit për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir.
/rtsh/