RTSH 24 Live

Kulturë

Ndahen çmimet e festivalit “Apollon”, aktorja Yllka Mujo, në majën e aktrimit të këtij aktivitetit teatror

7 orë para

Ndahen çmimet e festivalit “Apollon”, aktorja Yllka Mujo, në majën e aktrimit të këtij aktivitetit teatror

Shfaqja e fundit “Pacienti i Dr. Frjodit” me regji të Besnik Bishës shënoi kulmin e festivalit “Apollon.  Kristian Koroveshi bëri publik vendimin e jurisë, vlerësimin me 5 çmime për aktorët që interpretuan në shfaqjet pjesëmarrëse në festival.

Çmimi i Festivalit shko për aktoren, Yllka Mujo për interpretimin në dramën “7 Minuta” me regji të Drialda Dervishit dhe Myzafer Ziflaj, për interpretimin e Dr. Frojdit.

Për aktorët joprotakonistë çmimet shkuan për Zamira Kita, të “7 Minuta” dhe Gazmend Paja për interpretimin e Hitlerit në dramën “Pacienti i dr Frojdit”.

Për debutimet e reja çmimet i takuan aktores, Flobensa Bezati për interpretimin në komedinë “Zbulimi” dhe aktorit Çlirim Shabani për interpretimin e Adamit në dramën shqiptare “Lulet”

Në shtatë netë të Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit interpretuan 6 trupa profesioniste nga Shqipëria dhe Kosova.

Publiku dhe juria mes artisteve te njohur, Luiza Xhuvani,  Alfred Trebiçka, Agim Bajko, Arben Derheni kanë ndjekur interpretimin e 30 aktorëve, breza aktorësh profesionistë.

Drama shqiptare e vetme e interpretuar në këto ditë ishte “Lulet” e trupës së Prishtinës.

/rtsh.al/