RTSH 24 Live

Kulturë

Flaut nga Xhejsi Kalziqi, e vetmja grua në Orkestrën e Durrësit

16/11/2024

Flaut nga Xhejsi Kalziqi, e vetmja grua në Orkestrën e Durrësit

Artistja që shihni teksa performon në flaut është Xhejsi Kalziqi, e vetmja grua  pjesë e Orkestrës Frymore të Durrësit. Prej 15 vitesh ajo vihet në radhë bashkë me pjesëtarët e tjerë të bandës muzikore  në ekzekutimin e marsheve si dhe pjesëve të ndryshme simfonike. Prania e saj bie në sy sidomos në aktivitetet që organizon Bashkia me rastin e festave të ndryshme. E diplomuar në degën e Flautit në Akademinë e Arteve, Xhejsi thotë se ndihet e privilegjuar pranë kolegëve të saj.

“Kam shumë vite në bandën e Durrësit dhe ndjehem shumë mirë edhe kur më shohin në marshet që kemi në qytet”, u shpreh flautistja Xhejsi Kalziqi.

Përveç pjesëmarrjes në Orkestrën Frymore, Xhejsi është njëkohësisht edhe mësuese muzike.

“Jam edhe mësuese në shkollën e muzikës, ky është profesioni që kam dashur dhe që më plotëson”, u shpreh Kalziqi.

Saimir Kalaja, drejtues i orkestrës frymore vlerëson prezencën e flautistes në orkestër, duke  shtuar që shpreson se edhe gra të tjera t‘i bashkohen orkestrës.

Së fundmi, Orkestra Frymore e qytetit të Durrësit  u vlerësua në Festivalin e Orkestrave i zhvilluar në Shkodër, me çmimin “Pjetër Dungu”.

/RTSH/