RTSH 24 Live

Kulturë

Biblioteka publike Lezhë, tërësisht e restauruar me 100 mijë tituj dhe pesë salla leximi

16/11/2024

Biblioteka publike Lezhë, tërësisht e restauruar me 100 mijë tituj dhe pesë salla leximi

Biblioteka publike “ Gjergj Fishta” Lezhe funksionon si e tillë qe prej vitit 1948. Atëherë me  një sallë leximi me vetëm 1200 libra dhe sot një biblioteke model, tërësisht e restauruar , me 5 salla leximi ku posedon një fond të pasur librash me 100 mijë tituj, që datojnë që në vitin 1607 me librin e vjetër kishtar të shkruar në gjuhën latine.

Përgjegjësi i Bibliotekës, Bert Çuko flet për përkujdesen që tregohet për arkivin e bibliotekës të sistemuar në një ambient të ri. Biblioteka ka plot lexues të cilëve u janë krijuar kushtet për një fond të hapur të librit historik, shkencor e artistik.

Sipas përgjegjësit të bibliotekës Çuko ka dhe një problematikë që lidhet me dhurimin e librit te ri që shtëpitë botuese duhet tu bëjnë bibliotekave publike.

Ndërkohë Bashkia Lezhe, për te plotësuar sa më mirë kërkesat e lexuesve, po planifikon çdo vit një fond të veçante për pasurimin e bibliotekës me botimet e reja.

/RTSH/