NATO 'blindon' Kosovën, dërgon edhe 700 trupa shtesë në përbërje të KFOR-it. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre në Oslo.
Lidhur me dhunën më të fundit kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, Stoltenberg tha: “sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen”.
Sipas tij, KFOR-i, forcat e NATO-s, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.
“Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa të tjera nga forca rezervë operative për Ballkanin Perëndimor dhe të vendosim një batalion shtesë të forcave rezervë në gadishmërinë më të lartë, në mënyrë që ata të mund të dislokohen nëse është e nevojshme. Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij.”- tha Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg.
Sipas tij, dhuna i vë në rrezik aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe të gjithë rajonit. NATO
/rtsh.al/