Mes emocionesh që përcollën 13 këngëtarët pjesëmarrës është mbyllur nata e parë e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH, spektakël që na bëri të qartë se akoma më shumë "magji" pritet në 3 netët në vijim.
Me interpretime potente, ritme të muzikës së mirë, batuta dhe emocione që përcolli aktorja "Nderi i Kombit" Margarita Xhepa, mbrëmja e parë e Fest 61 përmbushi çdo pritshmëri.
E sigurisht në mbyllje nuk kishin si të mungonin edhe batutat e aktores Olta Daku, por edhe ftesa për të ndjekur në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor, eventin muzikor më të rëndësishëm në vend.
Dialogu në skenë:
Olta Daku: Si mbaroi, po unë kur do prezantoj, nuk do prezantoj asnjë këngëtar unë?
Arbana Osmani: Doje të prezantoje këngëtarë ti? Po mbaruan kaq ishin
Olta Daku: Po Arditi, nuk do këndojë, motrat Libohova, Parishqevia?
Arbana Osmani: Jo jo, kush t'i ka dhënë këto emra?
Olta Daku: Po unë të bëj mbylljen të paktën?
/rtsh.a/