Muzeu Historik po e kthen në traditë zhvillimin e aktiviteteve përkujtimore në nderim të personaliteteve të shquara të Shkodrës dhe kulturës kombëtare. Një prej atyre ishte edhe albanologu shkodran Jup Kastrati.
Takimi "In Memoriam" erdhi në kuadër të 100-vjetorit të lindjes si dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në të morën pjesë figura intelektuale të Shkodrës, mes tyre edhe bija e tij, Diana Kastrati.
Më tej, Diana Kastrati, njëherazi edhe drejtuese e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët u shpreh se nga veprimtaria hulumtuese e Jup Kastratit ka ende për të zbuluar.
"Takime të tilla i shërbejnë nxitjes së studimeve të thelluara për personalitete të tilla", shprehet Përgjegjësi i muzeut, Sokol Parmeza.
Vepra e profesor Jup Kastratit, sot konsiderohet trashëgimi e paçmueshme e albanologjisë. Në veprimtarinë e tij të gjerë shkencore ai ka botuar: monografi, studime, artikuj të shumtë shkencorë, në të cilat janë trajtuar probleme nga disiplina gjuhësore, letrare, historike dhe plot të tjera.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/