Muaji qershor është shpallur muaji i letërsisë për fëmijë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Sfidat e kësaj letërsie si një letërsi e domosdoshme në rritjen dhe edukimin e brezave që vijnë ishte tema e diskutimit mes autorëve të letërsisë për fëmijë ku gjithashtu u theksua rëndësia që duhet t'i kushtohet lëvrimit të këtij zhanri letrar.
Ky aktivitet pati si qëllim sjelljen në vëmendje dhe mbështetjen e kësaj letërsie që ka një traditë të hershme dhe të vazhdueshme në letrat shqipe, duke pasur në fokus politikat e promovimit të kësaj letërsie dhe të shkrimtarëve.
/rtsh/