RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti për ditën e sotme, cikloni mesdhetar prek Shqipërinë

4 orë para

Moti për ditën e sotme, cikloni mesdhetar prek Shqipërinë

Pellgu i Mesdheut vijon të ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik duke mbajtur mot të paqëndrueshëm gjatë fundjavës në territorin e Shqipërisë.

Pra në vendin tonë për orët e mbrëmjes do të kemi vranësira dhe reshje shiu dhe stuhi intensive në gjithë vendin. Era do të jetë juglindje me shpejtësi 25 m/sek dhe dallgëzimi i forcës 6. Temperaturat janë të larta 14–23 gradë Celsius në zonat malore, 16–28 gradë në zonat e ulëta dhe 18–28 në bregdet.

Kosova për ditën e diel moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të zbresin 9-12°C në mëngjes, 13 deri në 18°C në mesditë.

Për 24 orët e ardhshme në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrueshëm, por do të ketë kthjellime me vranësira shtresore dhe me reshje shiu.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat regjistruan vlera:

  • Zonat malore    10-18
  • Zona qendrore    12-24
  • Bregdeti             14-23 gradë

Meteorologe: Rezarta Xhakollari