RTSH 24 Live

Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin Thumanë-Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçari

3 orë para

Përplasen dy automjete në aksin Thumanë-Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçari

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksion Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, ku mjeti tip "Volkswagen" është përplasur me mjetin tip "Audi".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçari Lazër Firza, i cili drejtonte mjetin Volkswagen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/