RTSH 24 Live

Politikë

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Reforma në drejtësi ka devijuar rrugës

9 orë para

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Reforma në drejtësi ka devijuar rrugës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit të hënën (3 mars) në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të vendimit të gjykatës, e cila ka caktuar ndaj saj masën "detyrim paraqitje".

Ajo qëndroi vetëm pak minuta brenda mjediseve të organit të akuzës.

"Reforma në drejtësi ka problemet e saj shumë të mëdha. Është nisur në një drejtim tjetër dhe është transformuar gjatë rrugës, kështu që janë etapa të cilat ne do t'i ndjekim hap pas hapi. Nuk është se ka ndonjë pritshmëri të madhe," u shpreh znj. Kryemadhi.

Znj. Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tri akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ–DIA, si dhe për lobimin e LSI-së në SHBA.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/