RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

4 orë para

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e drejtuar nga Dashamir Shehi, si dhe Partia “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, kanë bërë zyrtare edhe në KQZ koalicionin për zgjedhjet. Ky koalicion do të quhet “Djathtas për Zhvillim”, dhe se në fletët e votimit do të ketë germat nistore DZH.

/rtsh.al/