Për 47 vite profesor Ali Syla ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsim në shkollën “Gani Duraku” në fshatin Morin.
Ai ka qenë një model i përkushtimit dhe pasionit për mësimdhëniën, duke formuar me kujdes dhe dashuri mijëra nxënës gjatë karrierës së tij.
Me stilin e tij të veçantë të mësim dhënies, ai ka krijuar një lidhje të ngushtë me secilin nxënës duke i ndihmuar ata të zhvillojnë jo vetëm aftësi në mësim nxënie por edhe vlera të rëndësishme për jetën e tyre. Pavarësisht sfidave që ka haur gjatë viteve të ndryshme, përkushtimi i tij për të edukur mbetet i pandryshuar.
Sipas profesorit, më e rëndësishmja nuk janë vetëm rezultatet, por edhe ndikimi që lë tek karakteri dhe personaliteti i nxënësve, që do t’i shoqërojë ata gjatë gjithë jetës.
Gjatë këtyre dekadave, profesori ka para shumë ndryshime në sistemin arsimor por ka mbetur gjithmonë një burim i qëndrueshëm i inspirimit dhe udhëzimit.
Tashmë me shumë vite përvojë pas vetes, ai vazhdon të mbajë në kujtesë momentet e veçanta dhe sfidat që kanë shënuar rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në arsim.
/rtsh.al/