RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Vergo në Delvinë - Bukuritë natyrore që po marrin zhvillim falë rrugës Kardhiq -Delvinë

8 orë para

Fshati Vergo në Delvinë - Bukuritë natyrore që po marrin zhvillim falë rrugës Kardhiq -Delvinë

Fshati Vergo në Bashkinë e Delvinës është një fshat me peizazh të mrekullueshëm natyrorë. Ka njerëz puntor të dashur dhe shumë mikpritës . Dikur kishte në Vergo të Delvinës më shumë se 200 shtëpi banorët e të cilave kishin si bazë për jetesën e tyre blegtorinë dhe bujqësinë.

Banorët që kanë ngelur tani në këtë fshat janë kryesisht të moshuar të cilët edhe pse janë në një moshë madhore sërish i gjen duke punuar tokat që kanë të mbjella tani me perimet e stinës .

Megjithatë nuk mungojnë edhe të rinjtë që merren kryesisht me kultura të ndryshme bujqësore . Edhe ata  banorë që janë larguar në mërgim për një jetë më të mirë rikthehen me nostalgji në fshatin e tyre për të kaluar disa ditë dhe më pas largohen sërish.

Fshati Vergo në Delvinë fal afërsisë që ka me rrugën Kardhiq -Delvinë vitet e fundit po shihet me interes edhe prej të turistëve. Në këtë fshat të Delvinës ka të huaj që kanë investuar në banesa private .

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh/