Pas ngjarjes së rëndë të 3 ditëve më parë, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë nga bashkëmoshatari i tij në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, siguria në Shkolla është kthyer në vëmendjen e drejtuesve të institucioneve arsimore.
Drejtorja e zyrës vendore arsimore në Shkodër, Brisela Kadija bën me dije se rregullorja e shkollës është plotësuar me vendimet e fundit që kanë të bëjnë me ndalimin në mënyre kategorike të telefonave në ambientet shkollore
Në Shkodër janë 9 shkolla të pajisur me oficer të sigurisë, numër i cili pritet të rritet përgjatë javëve vijues.
Sipas drejtueses arsimore, trekëndshi prind-nxënës-mësues kërkon më shumë bashkëpunim.
Nxënësit në çdo shkollë duke nisur nga e hëna do të kenë kontrolle çdo ditë nga mësuesit kujdestar ku pajisjet telefonike do të jenë të ndaluara.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/