RTSH 24 Live

Politikë

Ministri Hasani pret Shaip Kamberin: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi

12/11/2024

Ministri Hasani pret Shaip Kamberin: Të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ministri ka bërë publik në rrjetet sociale fotot nga takimi, krahas të cilave shkruan se  janë të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Jemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka shkruar ministri Hasani.

 

/rtsh.al/