RTSH 24 Live

Politikë

Ministeriali i Ministrave të Brendshëm të BE dhe rajonit, Balla: Procesi i Berlinit, gur themeli historik

14/09/2023

Ministeriali i Ministrave të Brendshëm të BE dhe rajonit, Balla: Procesi i Berlinit, gur themeli historik

Po mbahet në Tiranë ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen 26 delegacioneve të nivelit të lartë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se Shqipëria është ngritur në një nivel të ri dhe është kthyer në një platformë bashkëpunimi e bashkërendimi mes shumë shtetesh.

Balla theksoi se mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë është një gur themeli historik dhe si i tillë theksoi ai, merr në konsideratë çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe Europën.

Drejtimi kryesor, shtoi Balla mbetet “forcimi i angazhimit të përbashkët, përballja me problemin e krimit të organizuar, arritja e një traktati sigurie kundër kërcënimeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor”.

Sot Shqipëria e ngritur në një nivel të ri është kthyer edhe në një platformë bashkëpunimi e bashkërendimi mes shumë shtetesh, të cilat do të jenë të pranishme në Tiranë me ministrat e tyre në disa fusha dhe me liderët, të cilët do ta përmbyllin këtë organizim të parë jashtë BE-së të Procesit të Berlinit, më 16 tetor

Kjo është ngjarja e parë ndërkombëtare që kam ndein të organizoj si ministër. Këtë vit ne nuk kemi promovuar vetëm turizmin por jemi bërë kampion të sigurisë.

Përveç zhvillimit dhe rritjes së vendit ne i mbetemi qëllimit për të forcuar lidhjet e bashkëpunimit midis nesh.

Një vend që është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme në shkallën e rritjes dhe zhvillimit. Shqipëria është shembull i jashtëzakonshëm i rrugëtimit për të përqafuar të ardhmen me krahë hapur dhe shembull e dëshmi e shpirtit të palëkundur të popullit të saj dhe dëshirës për një të ardhme më të ndritur.

Ky është ministeriali i parë në kuadër të procesit të Berlinit që do zhvillohet në tiranë si një gur themeli historik. Si i tillë merr në konsideratë çështje të rëndësishme për vendin dhe europianët. Drejtimi i qartë, forcimi i angazhimit të përbashkët, përballje me problemin e krimit të organizuar dhe forcimi i kufijve, arritja e një traktati sigurie kundër kërcënimeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.

Ministri rekomandoi forcimin e shkëmbimit të informacioneve, ngritjen e partneriteteve dhe rritjen e bashkëpunimit mes agjencive.

“Përpjekja jonë për anëtarësimin në BE është fari që na drejton. Për këtë qëllim ne  rekomandojmë forcimin e shkëmbimit të informacioneve, rekomandojmë ngritjen e partneriteteve dhe rritjen e bashkëpunimit mes agjencive”, u shpreh Balla teksa u ndal më tej te migracioni i parregullt.

Balla i ka bërë thirrje BE që të kontribuojë më tepër për forcimin e sistemit në kuadër të migracionit.

“Në lidhje me menaxhimin e migracionit, Procesi i Berlinit na inkurajon që të zbatojmë një qasje të llogaritur dhe shumëplanëshe, kjo kërkon konvergjencën e pikëpamjeve të ndryshme që kërkon pajtimin e përpjekjeve tona humanitare në domosdoshmëritë e paprekshmërisë dhe stabilitetit të kufijve.

Përpjekjet tona kolektive preken të vendosin një ekuilibër për kalim të rregullt dhe të ligjshëm të migrantëve dhe tkurr migracionin e parregullt. Këtu përfshihet planifikimi strategjik dhe është thirrje për BE që të kontribuoj më tepër për forcimin e sistemit në kuadër të migracionit”, tha ai.

/rtsh.al/