Projektet në infrastrukturë mbeten më të rëndësishmet për instucionin e bashkisë Memaliaj. Gjatë një interviste dhënë për Rtsh Gjirokastra kreu I bashkisë Gjolek Guci shprehet se edhe pse një vit I vështirë për shkak të pandemisë investimet për zonat rurale morrën vëmendjen më të lartë . Janë disa lote të rëndësishme të cilat u investuan përgjatë 2020 nga qeveria shqiptare duke sjellë për komunitetin jo vetëm lëvizjen lirshëm por edhe për ti dhënë hapërisë zhvillimit turistik të zonës.
Ishte në vit i vështirë , ashtu si në cdo qytet të vendit .Por mund të themi se Memaliaj për shkak të varfërisë e ndjeu më së tepërmi .Patëm ulje të ekonomisë dhe detyrimisht anullim të disa projekteve në të qytetit . Por sa I përket investimeve në zonat rurale ato nuk I ndërpremë asnjë moment duke I cilësuar emergjente për zonat e thella .Një ndër lotet e rëndësishme është ai I njësisë administrative Luftinjë – Buz , I cili u rikonstruktua për herë të parë pas tre dekadash mungesë investimesh . Ajo është një zonë me resurse natyrore e historikë ku vetë banorët kanë investuar në çeljen e bujtinave cka e bënte mëse të nevojshëm këtë investim rrugor. Janë disa projekte për 2021 të cilat përkojnë kryesisht në zonat rurale si segmenti Krahës , ndërtimi I ujësjellësit në Qesarat , rehabilitimi I rrugës Memaliaj - Cermë etj. Nga ana tjetër për qytetin pas ndërtimit të sheshit kryesor në 2021 janë parashikuar sistemi I fasadave dhe rrugët e brendshme. Aksioni I lirimit të hapësirave publike tashmë na jep mundësinë të vijojmë me përfundimin e këtyre projekteve.