RTSH 24 Live

Rajon

Mehaj thirrje ushtarakëve të lartë: Të forcojmë më tej lidhjet vëllazërore dhe shkëmbejmë eksperiencat!

18/03/2023

Mehaj thirrje ushtarakëve të lartë: Të forcojmë më tej lidhjet vëllazërore dhe shkëmbejmë eksperiencat!

Ministri i Mbrojtjes i Kosoves Armend Mehaj u ka bërë thirrje ushtarakëve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës për të forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe shkëmbyer edhe më ngushtë eksperiencat mes tyre.

Kjo bëhet e ditur në një status të zotit Mehaj në rrjetet sociale. "Marsi i ngjarjeve të lavdishme të historisë sonë na bashkoi me gjeneralët - ushtarakë të Kosovës e Shqipërisë" shkruan zoti Mehaj.

Sipas tij me iniciativë të përbashkët me Gjeneral Haradinaj dhe gjeneralë të forcave shqiptare, pas organizimeve në Epopenë e UÇK-së, të  shtunën u takuan në drekë të përbashkët, gjeneralët- ushtarakë të dy forcave.

"Ky takim joformal u vlerësua shumë lartë nga të gjithë, si iniciativë që duhet ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, për të forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe shkëmbyer edhe më ngushtë eksperiencat mes vete. Të gjithë u pajtuam se Marsi i lavdisë kombëtare  i filluar me Epopenë e Familjes Jashari të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, për Betejën e Prekazit,  të vazhdohet me përkujtimin e Epopesë së Dukagjinit, për Betejën e Gllogjanit, më 24 mars. Të bashkuar gjithmonë jemi më të fortë!" mbyll mesazhin e tij zoti Mehaj.

 

/ rtsh.al /