RTSH 24 Live

Politikë

Mediu në OSBE: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, faktorë kyç për destabilitet në Shqipëri

01/07/2024

Mediu në OSBE: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, faktorë kyç për destabilitet në Shqipëri

Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Europës gjate Sesionin Vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Bukuresht, Kryetari i  Partisë Republikane, Fatmir Mediu ngriti si shqetësim rrezikun që i vjen Ballkanit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Sipas Mediut, stabiliteti në Shqipëri dhe Ballkan ka dy armiq, krimin e organizuar dhe korrupsionit, të cilat e kanë bazën sipas tij tek goditja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për këtë arsye tha Mediu, në këto vende duhet te sigurohet demokracia, bazuar në zgjedhje të lira, standartet e së cilave tha ai duhet të monitorohen më shumë nga OSBE.

Në fjalën e tij, Kryerepublikani Fatmir Mediu përmendi rrezikun e ndarjes së Bosnjës, ndarjet fetare dhe politike në Mal të Zi apo konfliktin në veriun e Kosovës, si shembuj konkretë të ndërhyrjes së jashtme si edhe përpjekje për destabilitet.

Gazetare: Anisa Kadesha 

/rtsh.al/