RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Më 11 korrik ejani të gjithë në Tiranë, të ngrihemi ndaj regjimit që po boshatis Shqipërinë

02/07/2024

Berisha: Më 11 korrik ejani të gjithë në Tiranë, të ngrihemi ndaj regjimit që po boshatis Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut, që është thirrur nga opozita dhe pritet të mbahet në orën 20:00 para Kryeministrisë.

Berisha e ka konsideruar 11 korrikun si ditën “e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës”.

Ai deklaroi gjithashtu se në protestë duhet “të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë”.

Ndaj dhe ajo ditë e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës, le të jetë një ditë frymëzimi për të rinjtë e sotëm dhe të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë. Po kryen gjenocid me largimin me kushte të llogaritura të shqiptarëve. Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të mbrohet nga bijtë dhe bijat e saj. Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të kthehet shpresa në tokën e saj”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se nga viti 2014 deri në vitin 2022, në 8 vite, sipas Eurostat, statistikave britanike dhe të SHBA, nga Shqipëria “janë larguar 37.8 përqind e shqiptarëve. Në qoftë se i shtojmë kësaj shifre shqiptarët e larguar për në Lindjen e Mesme, Norvegji, Zvicër, Kanada, Australi dhe vende të tjera, ju garantoj se kjo shkon në 40 për qind. Kjo është boshatisje e tmerrshme e kombit. Ky është shkatërrim me shpejtësi të rrufeshme. Ndaj o sot o kurrë, t’i dalim zot këtij vendi. Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë, ku jemi e nuk jemi, në betejë me narkoshtetin

/rtsh.al/