RTSH 24 Live

Politikë

4 mandate në krye të Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni: Turizmi do jetë motori ekonomik i së ardhmes

03/07/2024

4 mandate në krye të Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni: Turizmi do jetë motori ekonomik i së ardhmes

Katër mandate në krye të Bashkisë së Këlcyrës nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bërë gjithçka që Klement Ndoni ka dashur të bëjë për qytetin e tij, por sigurohet të theksojë se dhe punët e bëra për banorët ë kësaj zonë nuk kanë qenë të vogla.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, Ndoni tha se është investuar në infrastrukturë, në arsim, në kanalet vaditëse, por se ka ende shumë punë për të bërë për qytetarët e tij që i kanë besuar prej 2011 drejtimin e kësaj bashkie.

“Klement Ndoni është një qytetar I Këlcyrës që prej 2011 drejton bashkinë e Këlcyrës dhe në këto vite në ndërgjegjen time dua të them që kam bërë aq sa kam mundur për bashkinë dhe për qytetarët për të gjithë zonën, por jo sa kam dashur, gjithmonë kamë dashur të bëjë më shumë dhe të realizoj gjëra që për mua janë të domosdoshme, por mundësitë kanë qenë të kufizuara.  Kemi bërë shumë punë gjatë këtyre viteve  por o të gjitha I kemi realizuar qoftë edhe në kohën e duhur por edhe nuk kemi pasur mundësi për t’i filluar. Ka shumë ndryshim nga 2011 deri më sot, si në 2011 e kam gjetur qytetin me 6 orë ujë sot që flasim është me 24 orë ujë. Kemi bërë investime në arsim ku kemi restauruar shkollën e mesme dhe sot po përfundojmë shkollën 9-vjeçare. Kemi bërë investime në infrastrukturë në disa nga fshatrat që mbulon bashkia, investime në kanalet vaditëse dhe kthyer në jetë një objekte të ndërtuar në 1987-88 kur për shumë vite u degradua dhe sot është vepron si një qendër multifunksionale për qytetin. Aty kemi salla për të bërë aktivitete dhe shfrytëzohet si nga qytetarët, shkollat dhe institucionet për aktivitet të ndryshme. Është bërë biblioteka e qytetit, është krijuar këndi i BE, është krijuar një zyrë për të rinjtë”, tha kryebashkiaku.

Po cila është e ardhmja e Këlçyrës? Për kryebashkiakun fokusi mbetet te turizmi që do të jetë dhe motori ekonomik për qytetin. Në 48 fshatra të zonë, ndërtimi i bujtinave, infrastruktura rrugore dhe pamjet natyrore që ofrojnë lumenjtë e Vjosës dhe Dishnicës, por edhe malet përreth mbeten të preferuara e turistëve të huaj dhe pushuesve vendas.

Në fokus të Bashkisë është edhe lehtësimi i procedurave për banorët e zonës që duan të ndërtojnë bujtina në fshatrat përreth duke i kthyer ato në dispozicion të turistëve.

“Këlcyra është një nga qytetet që ka një fat më shumë se disa të tjera sepse ka dy lumenj, Vjosa dhe Dishnica. Këtu njerëzit merren me blegtori dhe bujqësi më së shumti, por ka disa vite që të ardhurat kryesore dhe ato që pritet të kenë zhvillim të shpejtë është turizmi. Ajo që ofrojmë ne është se çdo vit po shtohet numri i turistëve, kombinuar edhe me atraksionet e lumenjve, ku Vjosa është dhe park kombëtar. Shumë turistë qëndrojnë aty dhe shohim një rritje nga viti në vit të numrit të tyre. Turistët janë si vendas dhe të huaj, janë disa shtigje në malet përreth që janë shumë të frekuentuara nga të huajt. Dëshira e tyre është të flenë në bujtinat e fshatit dhe kjo do jetë dhe e erdh ja kryesore e ekonomisë së zonës.

Ka disa vite që po ndodh një fenomen që te bashkia ka gjetur lehtësimin maksimal që unë jam munduar ta bëj për personat të cilët kanë kërkesa për ndërtimin e shtëpive në fshat. Ata që jetojnë aty nuk kam shumë kërkesa, por janë njerëz të larguar që jetojnë në Tiranë apo jashtë vendit dhe duan të ndërtojnë shtëpitë e tyre në fshat. Bashkia ka krijuar lehtësira që të mos ketë vonesave dhe pengesa për dokumentacionin për ndërtimin e tyre.  Disa janë shtëpi të rrënuara por dëshira që t’i rindërtojnë dhe t’i kthejnë në bujtina është një gjë e duhur për qytetin dhe jam munduar të lehtësojë procedurat dhe rrugën që ata ta bëjnë këtë gjë”, u shpreh ai.

Punët nuk shkojnë gjithmonë siç është dëshira dhe për kryebashkiakun ka ende problematika që duhen zgjidhur në Këlcyrë.

“Fakti që jam kryetar prej 2011 do të thotë që më kanë vlerësuar, kam bërë punën time.  I territor kjo bashki përfshinë 48 fshatra që mundohemi t’i menaxhojmë dhe problematikën më të madhe kanë rrugët rurale dhe në gjendje jo të mirë, mundohemi të ndërhyjmë por kuptohet që ato zgjidhen kur ndërhyhet në infrastrukturë dhe jo vetëm mirëmbajtja jonë duke u hedhur zhavorr, një tjetër problematikë është edhe uji i pijshëm në disa fshatra”, tha Ndoni.

Kur Klement Ndoni të mbyll detyrën e tij në krye të bashkisë në fund të këtij mandati ai ka vetëm një plan për të ardhmen.

“Kur të mos jem më në krye të bashkisë do merrem sërish me qytetin dhe të bëj maksimumin për të. Këta qytetarë më kanë futur në borxh duke më mbajtur për kaq vite kryetar bashkie”, tha ai.

/rtsh.al/