RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat pa ndryshime

04/07/2024

Moti - Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat pa ndryshime

Mesdheu vijon të ndikohet nga fluksi i rrymave ajrore Atlantike duke sjellë rënie të temperaturave.

E Enjte 04 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime ,vranësira dhe reshje shiu lokale. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      15/24°C

- Zonat e ulëta       18/30°C

- Zonat bregdetare 20/28°C

Kosova për dt. 04 Korrik 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C –14°C në mëngjes deri në 23°C –26°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte 05 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime ,vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      15/28°C

- Zonat e ulëta       18/32°C

- Zonat bregdetare 20/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari