RTSH 24 Live

Aktualitet

KKT kalon lejet për disa projekte të tjera shumëkatëshe

06/07/2024

KKT kalon lejet për disa projekte të tjera shumëkatëshe

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ditët e fundit lejet e zhvillimit për disa ndërtesa shumëkatëshe në Tiranë.

Një prej tyre do të jetë një ndërtesë me 65 kate mbi tokë dhe gjashtë nën tokë, më e larta në kryeqytet.

Objekti që do të ndërtohet në Bulevardin e Ri, lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte ndërtesash shumëkatëshe . Bëhet fjalë për ndërtesën me 50 kate në rrugën “Teodor Keko”, apo atë me 35 kate në rrugën “Dritan Hoxha”. 

Një projekt që parashikon një kompleks multifunksional reziedencial prej 27 kate do të zbatohet në zonën e Kasharrit.

Nga viti 2019 në Tiranë ka pasur një rritje të ndjeshme lejeve të dhëna për ndërtim. Sipas të dhënave të INSTAT për vitet 2019-2023 janë dhënë leje ndërtimi për 6.5 milionë m2 nga 4.2 milionë m2 për periudhën 2010-2018.

( Sipas Monitor )


/ rtsh.al /