Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bashkorganizoi në Kongresin amerikan "Forumin e Sigurisë".
Në këtë audiencë, ku ishin pjesë përfaqësues të qeverive dhe parlamenteve nga 25 vende të botës, mes tyre edhe deputetë shqiptarë, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përcollën mesazhe për nevojën e bashkëpunimit të vendeve demokratike me administratën e re të presidentit Donald Trump përballë regjimeve si Rusia, Kina dhe Irani.
Kryerepublikani Mediu ngriti si çështje me prioritet edhe situatën në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin se "putinizmi" po shfaqet qartë dhe haptazi në vend.
Mediu tha se në Shqipëri nuk respektohet Kushtetuta dhe ligji, dhe është problem krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Ai tha se vendi nuk po mban dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa gjyqësori po përdoret si armë politike kundër opozitës.
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kjo është e papranueshme, nënvizoi z. Mediu.
/rtsh.al/