Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya.
Vetë Spiropali e ka cilësuar Tsikhanouskayan “një mike të veçantë” dhe një zë frymëzues për demokracinë, lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.
Më tej, Spiropali shton se Tsikhanouskaya po vijon misionin e opozitës bjelloruse me vizion e përkushtim drejt ndryshimeve transformuese demokratike.
“Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor.
Prej 2020, bashkëshorti i saj është i burgosur politk në Bjellorusi dhe vuan dënimin bashkë me qindra aktivistë, gazetarë e qytetarë që kërkojnë rivendosjen e sistemit demokratik. Sviatlanës iu mohua fitorja si Presidente në zgjedhje. Ajo vazhdon misionin e opozitës bjelloruse dhe po e udhëheq atë me vizion e përkushtim drejt ndryshimeve transformuese demokratike”, deklaron Spiropali.
/rtsh.al/