RTSH 24 Live

Politikë

Meçe: Nga 300 themelues të PD ka mbetur vetëm Berisha. Teliti: Nuk është turp të jesh me PS

12/11/2024

Meçe: Nga 300 themelues të PD ka mbetur vetëm Berisha. Teliti: Nuk është turp të jesh me PS

Analisti Arben Meçe u shpreh në studion e emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1, se Partia Demokratike është tkurrur. Sipas tij, nga 300 themelues ka mbetur vetëm Sali Berisha.

“Është shumë e rëndësishme që nga ky moment të bëj me dije çdo qytetari të Shqipërisë që nga 15 që ishim ne, anëtarë, themelues të  Partisë Demokratike, anëtar të kryesisë nismëtare ka mbetur vetëm Sali Berisha. Nga 300 veta që ishim themelues të PD-së kanë mbetur vetëm Berisha. Tani jam unë socialist apo nuk e di se në ç’drejtim ka vajtur Berisha", tha Meçe.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, drejtuar analistit Meçe tha në mënyrë ironike se nuk është turp të jesh me Partinë socialiste. Drejtuar Meçes, ai u shpreh se simpatizanët e PS-së mbyllin sytë para krimit.

“Nuk është turp të jesh me PS. Ju jeni si simpatizanë të PS-së që mbyllni sytë kush shikoni krimin, kur shikoni që deputetët caktohen nga bandat, këto të fundit bëjnë garë me njëri tjetrin për renditje. I bëjnë pastaj jo vetëm deputet, por i bëjnë deputet, anëtar të sigurisë kombëtare, vendosin drejtora, emërohen mësues. Për këto duhet të shqetësohesh ti”, tha Meçe.

/rtsh.al/