RTSH 24 Live

Rajon

Mbyllja e postave dhe hapja e urës mbi Ibër, Halimi: Kurti, veprime të njëanshme. Kosovë-Serbi t’i kthehen dialogut

04/09/2024

Mbyllja e postave dhe hapja e urës mbi Ibër, Halimi: Kurti, veprime të njëanshme. Kosovë-Serbi t’i kthehen dialogut

Drejtori i Institutit për Studime Evropiane dhe Globale, Jeton Halimi ka komentuar në RTSH 24 situatën mes Serbisë dhe Kosovës, duke u ndalur te mbyllja e postave në veri, vendimi për hapjen e urës mbi Ibër, dhe dialogun Prishtinë-Beograd.

Halimi u shpreh se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të  ndërmarrë veprime në koordinim me Bashkimin Evropian, pasi e kundërta, tha ai, do çonte në eskalim të situatës me Serbinë.

Halimi theksoi gjithashtu, se si Serbia, ashtu edhe Kosovë, e kanë vendin në BE.

Në Kosovë është parafushatë zgjedhore. Një presion më i madh nga amerikanët dhe evropianët për Serbinë dhe Kosovën do ishte e mirëseardhur dhe do kthehej në tavolinën e bisedimeve për çështjet e mbetura në gjysëm.

nga Kosova të dërgojë statusin e asociacionit në Kushtetuese dhe Serbia të realizojë marrëveshjet e nënshkruara një vit më parë. Të mos ketë ngecie. Serbia dhe Kosova si shtete të pavarura e kanë vendin në BE dhe NATO”, deklaroi Halimi.

Ku i fundit nënvizoi se Kurti nuk duhet të ndërmarrë veprim të njëanshme e populiste në këmbim të një grushti votash, duke iu referuar këtu mbylljes së postave në veri.

Kosova është në këtë sfidë që ndërmori Kurti, i cili mundohet që në kohë parafushate të bëjë populizëm e të shtrijë sovranitetin. Ne nuk jemi kundër se dhe veriu është pjesë e Kosovës, e dimë shumë mirë.

Nuk mendoj se pa koordinim me BE mund të bëjë diçka Kurti. Po të mos ishin SHBA-të nuk do kishte Kosovë. Kurti t’i thërrasë mendjes dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme e populiste për një grusht votash.

Uroj që situata të qetësohet e të mos ketë eskalim të situatës”, theksoi ai.

Halimi shtoi se Mitrovica e Veriut ka qenë gjithnjë vatër krizash e përdorur nga politikanët. Të njëjtën gjë, deklaroi Halimi, po bën edhe kryeministri Kurti.

Mitrovica e Veriut ka qenë vatër krizash, është përdorur nga të gjithë politikanët. Tanimë edhe Kurti po bën të njëjtën gjë. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë gjë, pasi mund të ketë situatë si situate e Banjskës vitin që lamë pas.

Të koordinohemi e të mos bëhet hapja e urës në këto momente. Duhet gradualisht me ndërkombëtarët që Kosova të ndërmarrë veprime”, deklaroi Halimi në fjalën e tij.

/rtsh.al/