Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka fituar bashkinë e Himarës. Procesi i votimit ka përfunduar, ndërsa gara mes Belerit dhe kandidatit socialist, Jorgo Goro ishte shumë e ngushtë.
Beleri mori 50.12% të votave, ndërsa kandidati socialist Gori mori 49.88%.
Kujtojmë se Beleri u arrestua, i akuzuar për blerje votash, ndërsa më 13 maj gjykata caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”.
/rtsh.al/