RTSH 24 Live

Kulturë

Mbyllet nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH, 5 artistët e rinj që prekin finalen e madhe

20/12/2022

Mbyllet nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH, 5 artistët e rinj që prekin finalen e madhe

Juria profesioniste dhe juria e medias e Festivalit të Këngës në RTSH  kanë zgjedhur 5 këngët finaliste nga artistët e rinj, të cilët do i bashkohen 16 emrave të këngëtarëve të afirmuar të muzikës në finalen e 22 dhjetorit.

5 artistët e rinj të kualifikuar për në finale janë Melodajn Mancaku, Erma Mici, Urban Band, Gent Hoxha, Vanesa Sono.

Nata e dytë u karakterizuar nga emocione të forta dhe prekëse duke iu kushtuar njerëzve të thjeshtë, por me një kontribut të veçantë në shoqëri.

Nga heronjtë e heshtur që shpëtojnë jetë, te fëmijët unik të spektrit autik, apo fjalë zemre të ndjera për mjekët që motivin e jetës kanë pasur shpëtimin e pacientëve. Një natë e paharrueshëm, plot emocione ku përtej tingujve të këngëve dhe performancave ishte edhe ana njerëzore.

/rtsh.al/