RTSH 24 Live

Serbi

Mbyllen votimet në Serbi, 89 qytete dhe komuna votuan për drejtuesit vendor

02/06/2024

Mbyllen votimet në Serbi, 89 qytete dhe komuna votuan për drejtuesit vendor

Në Preshevë dhe në Bujanoc janë mbyllur vendvotimet.

Qytetarët serbë votuan këtë 2 qershor në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera, përfshirë dhe Presheven e Bujanocin.

Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz . Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka ka shkuar relativisht mirë, me incidente të lokalizuara.

Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh.

Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

Votimi llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa rezultatet preliminare pritet të dalin pas orës 22:00.

Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh.

Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kreu i partisë demokratike Nagip Arifi, ndërkohë u shpreh pozitiv për arritjen e një koalicioni me partitë e tjera shqiptare.

Kandidati tjetër për kryetar të Bujanocit, Ragmi Mustafa i Partisë për veprim demokratik, ka treguar prioritetet e tij

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se gjatë zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze, përveç sulmeve ndaj policisë dhe dëmtimit të pronës së Panairit në Novi Sad.

Aktivistët e Partisë Progresive Serbe hodhën gaz lotsjellës ndaj gazetarëve, aktivistëve të opozitës dhe qytetarëve në Panairin e Novi Sadit.. Deri në orën 19:00, 42,2 për qind e votuesve kishin votuar në Beograd, 46,3 për qind në Novi Sad dhe 44,4 për qind në Nish.

Ndërsa opozita pretendon se procesi zgjedhor u karakterizua nga një sërë parregullsish: lista të dyfishta zgjedhore, presion ndaj votuesve dhe votim të organizuar, SNS në pushtet pretendon se votimi u zhvillua pa asnjë problem.

Partia progresiste në pushtet e presidentit Aleksandër Vuçiç duket se është e favorizuar edhe nga fakti se në kampin opozitar gjatë muajve të fundit ka patur përçarje.

/rtsh/