RTSH 24 Live

Europë

Mashtrimi me TVSH, 47 të arrestuar në disa vende dhe 520 milionë euro të sekuestruara

8 orë para

Mashtrimi me TVSH, 47 të arrestuar në disa vende dhe 520 milionë euro të sekuestruara

Forcat e zbatimit të ligjit të disa vendeve europiane kanë arrestuar 47 person dhe sekuestruar 520 milionë euro si pjesë e një hetimi europian për një skemë mashtrimi me taksën e vlerës së shtuar, përmes së cilës pastroheshin para të organizatave mafioze, si Kamorra.

Zyrat  e prokurorisë europiane në Palermo dhe Milano bëri me dije se hetimi, ku u përfshinë rreth 400 kompani dhe 200 të dyshuar në Itali dhe vende të tjera europiane, por edhe në Emirate e Bashkuara Arabe, në qendër kishte tregtimin e kompjuterave dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Të arrestuarit ndërkohë akuzohet se kanë ndihmuar Kamorran e Napolit dhe Kosa Nostran e Sicilisë duke investuar fitimet e tyre në skemën e mashtrimit me TVSH-ë.

Nga 47 të arrestuarit, 43 u ndaluan në Itali dhe ndaj 34 prej tyre është dhënë masa e dënimit arrest me burg, nëntë u dënuan me arrest shtëpiak dhe katër të tjerë janë ndaluar të punojnë.

Katër personat e tjerë u arrestuan në Republikën Ceke, Holandë, Spanjë dhe Bullgari.

Guardia di Finanza bëri me dije se kishte gjetur fatura të rreme nga kompanitë që u hetuan që kapin vlerën e 1.3 miliardë eurove. Përveç 520 milion eurove që u sekuestruan, policia Financiare e Italisë bëri me dije se kishte sekuestruar edhe prona të paluajtshme në rivierën siciliane dhe atë të sigurisë, por edhe pranë liqenit Komo në Milano.

Më shumë se 160 objekte u bastisën në Itali, por edhe në Spanjë, Luksemburg, Republikë Ceke, Sllovaki, Kroaci, Bullgari, Qipro, Holandë, Zvicër dhe Emirate e Bashkuara Arabe.  Duke përgëzuar hetuesit e angazhuar në hetim, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) u shpreh se operacioni dëshmonte angazhimin e Italisë në luftën kundër evazionit fiskal.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/