RTSH 24 Live

Politikë

Manja: Miratuam pozicionin negociues për çeljen e negociatave

02/10/2024

Manja: Miratuam pozicionin negociues për çeljen e negociatave

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy dokumente të rëndësishme që konsolidojnë pozicionin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u shpreh se thelbi është fuqizimi i funksionimit të institucioneve demokratike përmes transparencës, llogaridhënies dhe në mënyrë eficiente.

Manja sqaroi se pozicioni negociues i Shqipërisë do udhëhiqet nga dy dokumente pune: udhërrëfyesi i shtetit të së drejtës dhe udhërrëfyesi i funksionimit të institucioneve demokratike.

Janë miratuar dy dokumente të rëndësishme politike, që konsolidojnë pozicionin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Miratuam pozicionin negociues të Shqipërisë. Presim shumë shpejt të ulemi në tryezën e dytë ndërqeveritare.

Dokumenti tjetër, që është pjesë përbërëse e pozicionit negociues të Shqipërisë dhe përforcon rolin e saj në këto negociata, është udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike. Ministria e Drejtësisë ka qenë lider në hartimin e këtij udhërrëfyesi, 43 institucione të përfshira, dhe rolin kryesor e ka pasur Kuvendi.

Thelbi i këtij dokumenti është fuqizimi i funksionimit të funksioneve demokratike, ne themel transparenca, llogaridhënia, integriteti dhe eficienca e këtyre institucioneve.

Pozicioni negociues i Shqipërisë do udhëhiqet nga dy dokumente pune: udhërrëfyesi i shtetit të së drejtës, udhërrëfyesi i funksionimit të institucioneve demokratike. Ky udhërrëfyes ka 128 masa, detyra shtëpie, që për 2023-2030 kemi marrë përsipër t’i kryejmë në raportin tonë negociues me BE.

Masa të karakterit ligjor, administrativ, institucional dhe masa performance. Udhërrëfyesi iu nënshtrua një konsultimi të gjerë. Janë 12 takime të përbashkëta me shërbimet e KE.

Masat e parapara në këtë udhërrëfyes janë brenda prishtmërive që pret BE nga Shqipëria në procesin e negociatave. Shqipëria sot është në pozicion solid, që nuk ka qenë kurrë më parë në rrugën e saj drejt integrimit”, u shpreh Manja.

/rtsh.al/