RTSH 24 Live

Rajon

Mali të Zi, gati për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

01/04/2023

Mali të Zi, gati për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Mali i Zi po bëhet gati për raundit e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill, zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Në raundin e parë Gjukanoviç fitoi 36.6 përqind, ndërsa Milatoviç fitoi 26,8 përqind, 

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në rundin e parë parë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues , që gjendet në veri të shtetit.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Rregullsia e procesit zgjedhor do të monitorohet nga misionet vëzhguese të ODIHR-it, deputetët evropian dhe Këshilli i Evropës, si dhe nga organizatat joqeveritare Qendra pë Monitorim dhe Qendra për Tranzicionin Demokratik. 

 

/ rtsh.al /