RTSH 24 Live

Ekonomi

Malaj: Shtohen bizneset dhe vendet e punës

04/09/2024

Malaj: Shtohen bizneset dhe vendet e punës

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi të mërkurën se numri i bizneseve të reja të regjistruara, gjatë 7-mujorit të këtij viti u rrit me 4700, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Kemi mbi 4 700 biznese më shumë se në 7 mujorin e 2023”, tha ai gjatë një konferece për shtyp mbi zhvillimet e ekonomisë në vend.

Ministri Malaj, po ashtu vuri në dukje se janë shtuar edhe pozicionet e reja të punës si dhe numri i kontribuesve.

“Kemi mbi 13 mijë pozicione të reja pune. Kemi shtuar numrin e kontribuesve me 8900 persona”, tha Ministri i Financave, Petrit Malaj.

/ rtsh.al /