RTSH 24 Live

Serbi

Macron në Beograd, pritet një marrëveshje për shitjen e avionëve luftarakë Serbisë 

28/08/2024

Macron në Beograd, pritet një marrëveshje për shitjen e avionëve luftarakë Serbisë 

President serb Aleksandar Vuçiq u shpreh të mërkurën se me Francën priste të nënshkruante një amrrëveshje të madhe për blerjen e avionëve luftarakë e cila pritet të kapë vlerën e miliardave dollarëve. 

Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP një ditë para se presidenti francez Emanuel Macron të nisë vizitën e tij dyditore në Serbi, ku do të nënshkruhet edhe marrëveshja në fjalë, Vuçiq nuk specifikoi se sa avionë francezë Rafale do të blihen apo sa është kostoja finale e kontratës. " është një kontratë e madhe për vendin tonë dhe nuk është e vogël as për Francën" u shpreh Vuçiq në intervistë. 

Në të shkuarën, ministria serbe e mbrojtjes ka bërë me dije se synonte të blente 12 avionë nga Parisi për të zëvendësuar flotën e vjetër të avionëve luftarakë.  Vitin e shkuar, Vuçiq la të kuptohej se Beogradi ishte t gatshëm të shpenzonte tre miliardë euro për blerjen e mundshme të avionëve francezë. "Shumë nga avionët tanë, ose të gjithë kanë ardhur nga rusia dhe tashmë kemi nevojë të ndryshojmë veten, zakonet tona dhe gjithcka tjetër në mënyrë që të përgatisim ushtrinë tonë" tha Vuçiq. 

Nëse nënshkruhet, marrëveshja do të ishte më e fundit në një varg marrëveshjesh armësh të lidhura me Evropën, Kinën dhe Rusinë e mundësuar nga një rritje e shpenzimeve nga Beogradi në dekadën e fundit.


/ rtsh.al /