RTSH 24 Live

Sociale

LUMINA Electronic, spektakël dhe adrenalinë ofron edhe nata e dytë në Korçë

21/07/2024

LUMINA Electronic,  spektakël dhe adrenalinë ofron edhe nata e dytë në Korçë

Spektakël dhe adrenalinë ka ofruar edhe nata e dytë e LUMINA Electronic në Korçë, spektakli më mahnitës i ndriçimit, projeksionit dhe tingujve të muzikës elektronike, i cili pritet të kthehet në një nga festat muzikore më të rëndësishme të kalendarit veror, me synimin për të tërhequr sa më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Në natën e dytë kanë qenë DJ të njohur shqiptarë e të huaj që kanë dhuruar të tjera emocione për publikun, teksa ka qenë DJ i famshëm Burak Yeter, që ka ndezur atmosferën.

LUMINA Electronic u zhvillua për herë të parë në Korçë, si festivali më unik i këtij lloji në Shqipëri, duke sjellë në qytetin juglindor vizitorë dhe adhurues të kësaj muzike nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gazetare:  E. Fili

/rtsh.al/