RTSH 24 Live

Botë

Lufta/ Perëndimi: Krimea i përket Ukrainës

23/08/2022

Lufta/ Perëndimi: Krimea i përket Ukrainës

Liderët e Bashkimit Evropian , Britanisë , Turqisë dhe NATO shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Ukrainën në konferencën ndërkombëtare për Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Moska po i kërkon Kievit të njohë gadishullin ukrainas si pjesë e Federatës Ruse në kontekst nga kërkesat themelore që ka ngritur që në fillim të luftës, për armëpushim.

Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen , tha se Rusia e përdori Krimenë si një "vend testimi" për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin .

Ne jemi thellësisht të shqetësuar për shkeljet e të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë, zhdukjet, torturat, vrasjet, persekutimin e tatarëve të Krimesë, frikësimin dhe burgosjen e gazetarëve, avokatëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Ky është realiteti i errët i pushtimit të Putinit”, tha von der Leyen në mesazhin e saj.

Pak para komenteve të von der Leyen, Volodymyr Zelensky premtoi të rivendoste sovranitetin ukrainas mbi Krimenë, duke theksuar se "për ukrainasit, Krimea është pjesë e popullit tonë".

Nga ana e tij, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel , tha se "pushtimi rus i Ukrainës nuk filloi më 24 shkurt, por me aneksimin e paligjshëm të Krimesë".

"Krimeja është ukrainase", theksoi Michel, duke u bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojnë Ukrainën të rivendosë "integritetin e saj të plotë territorial brenda kufijve të saj ndërkombëtarë"./ CNN.gr

/rtsh.al/